Telegrafi

Zeka: Të bëhen publike shpenzimet për festimin e pavarësisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha shpenzimet që janë bërë për festimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por edhe të Epopesë së UÇK-së.

Sipas tij, në këto raste më së shumti vidhet, ndërsa kritikoi mbajtjen e dy posteve nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë.

Ai kritikoi edhe udhëtimet e zëvendësministrave nëpër shtetet e Evropës me paratë e taksapaguesve.

Zeka në fjalën e tij tha se Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë.

Deputeti i Nismës po ashtu kritikoi edhe vazhdimin e mandatit të kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas Zekës, Mustafa ka dhënë miliona euro për portale dhe media të cilat “shajnë tërë ditën’. /kp/Telegrafi/