Telegrafi

Zeka: Piramida e krimit në EULEX në koordinim me udhëheqësinë e PDK-së (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se piramida e krimit të EULEX-it në Kosovë është bërë në koordinim absolut me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai tha se sot ka qëndruar në seancë në shenjë proteste që PDK e lëshoi seancën e sotme.

Zeka, e ka akuzuar partnerin qeverisës PDK-në se ata kanë bashkëpunuar me EULEX-in për të ngritur edhe aktakuza ndaj UÇK-së dhe liderit të NISMA-s, Fatmir Limajt.

“Krejt piramida e krimit të EULEX-it në Kosovë që është bërë prej që është ky mision këtu është bërë në koordinim absolut me udhëheqësin e PDK-së dhe nëse dikush nuk ka fytyrë e moral me lshu sallën për shkak të veprimeve antidemokratike të EULEX-it janë pikërisht PDK”, ka thënë Zeka.

Më poshtë mund ta shikoni deklaratën e Zekës në Kuvend. /Telegrafi/