Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka paralajmëruar se seanca e radhës e Kuvendit do të jetë ngjarje e gëzueshme për qytetarët e Kosovës.
Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë deputetët po punojnë në zhbllokimin e situatës politike dhe ka apeluar tek gazetarët që në situatën në aktuale të shkojnë përtej lajmeve spekulative të disa spekulantëve politikë.
Postimi i plotë i Zekës:
“Te gjithe po punojme per zhbllokimin e institucioneve
Te nderuar qytetare, shumica e ne deputeteve jemi ne bisedime per te gjetur nje menyre se si te dalim nga kjo situate.
Une, sebashku me kolege te tjere te NISM-es, po takohemi, edhe po bisedojme per çdo opcion te mundeshem. Personalisht, jam takuar me shumicen e deputeteve, edhe jam shume i bindur se ne seancen e radhes do te vazhdojme tutje. Aresyeja qe po shkruaj kohe pas kohe, eshte thjeshte informimi i votueseve, edhe i njerezeve qe kane aresye politike, dhe njerezore.
Do beja apel tek koleget e mi gazetare, qe te shkojne pertej lajmeve spekulative te disa spekulanteve politik, te cilet fare nuk skuqen kur thojne gjera teresisht te pa verteta, vetem per klikime.
Mediat e kane per obligim qe ta njoftojne publikun ne menyre korrekte, si dhe te flasin per bllokuesit e vertete, si dhe te informojne se kur eventualisht pritet formimi i institucioneve?!!!
Per aqe sa une kam informacion, seanca e radhes do te jet nje ngjareje e gezueshme per qytetaret e Kosoves. Do ta kalojme pengesen e pare, qe te kalojme te formimi i qeverise!” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/