Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka theksuar se Kosova që nga Rambujeja nuk ka qenë më në udhëkryq.
Ai këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit, ku ka thënë se pjesa reale e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk janë për sabotimin e bisedimeve dhe dialogut me Serbinë.
“Po të ishte fryma e presidentit Rugova, LDK nuk do të mungonte sot në sallë. Paramendojeni sikurse Rugova me Agani dhe pjesën tjetër ta sabotonin delegacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), çfarë fati mund ta priste Kosova”, ka shtuar Zeka.
Sipas tij, çdo kush që ka folur deri më sot për bisedimet me Serbinë ka folur mbi spekulime dhe thashetheme.
“As Kosova po as Beogradit nuk ka platformë, andaj të gjitha tjerat janë spekulime. Kur të na vjen drafti përfundimtar, mund të ulemi dhe të bisedojmë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/