Site icon Telegrafi

Zeka: Këtë javë, arrestime të reja nga Specialja

Ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

“… Këtë javë pritet të ketë edhe arrestime tjera nga Gjykata Speciale”, ka thënë Zeka, për Kanal10.

Ai ka thënë se aktualisht është i pamundur shfuqizimi i Speciales.

“Në situatën që ndodhemi është i pamundur shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Këtë e dinë edhe krerët politik, andaj po heshtin”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se në kohën kur është votuar kjo gjykatë, është dashur që të kërkohet që ajo të vendoset në Kosovë, ndërsa dëshmitarët e mbrojtur të dëshmojnë përmes video-lidhjeve nga jashtë vendit, pasi që është cilësuar se janë të rrezikuar.

Exit mobile version