Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Dritën.
Njëri nga sulmuesit më të mirë në Kosovë, Mevlan Zeka është rikthyer nga lëndimi.
Sulmuesi gjakovar qëndroi jashtë fushave për rreth tri javë ndërsa tani është i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës.
“Jam i gatshëm tani dhe do të jem nën urdhrat e trajnerit Afrim Tovërlani për ndeshjen ndaj Dritës”.
“Shpresoj që do të mund ta ndihmojë skuadrën për këtë ndeshje”, ka deklaruar Zeka për faqen zyrtare të klubit.
Drita dhe Feronikeli do të përballen nesër në Gjilan me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/