Pas deklaratës së ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, se nuk i ka maltretuar kosovarët gjatë kohës së luftës në Kosovë, sërish ka reaguar deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.
Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri Rikallo i ka bërë hor disa patriot në parlament.
Postimi i plotë i Zekës:
“Pasha Zotin hore i bani ministri “patriotate” ne Parlament
Foli Nenadi. Tregoi se ka punu me Ilir Deden. Tregoi se ne vitin 2003 e paskan themelu nje organizate te quajtur KAN, bashke me Albin Kurtin. E permendi edhe Armen Zemajne per “falcifikim te fotografise te vellait te tij, edhe per manipulim te opinionit”!
Foli Nenadi, edhe hala nuk ka fole çka din, se shume e patriotin, e patrioten e Kuvendit te Kosoves, bash kaps ka me i ba.
Eu bre deri ku shkon shizofrenia, psikopatia e urrejteseve te qeverise, qe me rrexu Ramushin, plus me lane te koritun.
O Zot, ruaje Kosoven nga patriotate e mbas luftes! O Zot, ruaje kombin shqiptare nga ata qe e shajne Beogradin, a edhe anderrat i shohin serbisht!” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/