Telegrafi

Zeka e Mustafa përplasen edhe për gratë, akuza për favorizime e përfitime (Video)

Ish kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen e PTK-së, Milaim Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kanë debatuar ashpër për çështje të ndryshme lidhur më këtë ndërmarrje.

Një nga pikat e debatit mes tyre ishte edhe punësimet e grave të tyre dhe raportet që kanë ato me Telekomin, raporton Telegrafi.

Milaim Zeka i ka thënë Agron Mustafës se nuk ka pasur të drejt të konkurrojë në Telekom pasi gruaja e këtij të fundit ishte zyrtare për Burime Njerëzore në PTK.

Agron Mustafa ka thënë se Bordi i Drejtorëve punëson Drejtorin Ekzekutiv të Telekomit dhe se gruaja e tij në PTK ishte vetëm një punëtore në Burimet Njerëzore pa pasur ndonjë ndikim në punësim.

“Gruaja ime është e punësuar në PTK që nga viti 2009. Ajo është një zyrtare e Burimeve Njerëzore dhe nuk është në pozita të larta menaxhuese. Ai thotë se është punësuar nga Bordi i Drejtorëve. Pozita e gruas sime nuk përbën konflikt interesi me mua”, tha Agron Mustafa.

Lexo po ashtu Milaim Zeka thotë se Agron Mustafa largoi nga puna vajzën e Adem Jasharit (Video)

Mustafa ka thënë se gruaja e Milaim Zekës merr para nga Telekomi i Kosovës dhe kjo paraqet konflikt me pozitën që ka Milaim Zeka në Komisionin Hetimor ndaj PTK-së./Telegrafi/