Në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur lidhur me migrimin e qytetarëve, deputeti i Nismës, Milam Zeka, ka fajësuar udhëheqësit e shtetit për këtë gjendje.
“Qytetarët po ikin për shkak të politikave, ne duhet t’i ndalim keqpërdorimet. Ne zgjedhim hotelet më të shtrenjta, pa menduar që ato janë paratë e taksapagueseve. Edhe unë me bashkëshorten time kemi menduar që të ikim nga ky vend, edhe pse bashkëshortja ka një pagë të mirë. Këtu asgjë nuk është në rregull”, tha Zeka në fjalimin e tij, transmeton Telegrafi.
Deputeti Zeka, tutje tha që në Kosovë janë rreth 1 mijë e 800 zyrtarë të lartë të cilët ushtrojnë më shumë së një funksion.
“1 mijë e 800 zyrtarë të lartë ushtrojnë më shumë së një funksion. Pra, 1 mijë e 800 hajna marrin më shumë së një rrogë. Miliona euro shpenzime janë bërë për bisedimet Kosovë-Serbi dhe asnjë rezultat. Zyrtarët tanë shkojnë flejnë në hotele që kushtojnë 600-700euro”, tha Zeka.
Në fund,deputeti tha që duhet të ndalët hajnia në mënyrë që të mos ikin qytetarët.
Seanca e jashtëzakonshme për migrimin e qytetarëve ka nisur në ora 11:00/Telegrafi/