Site icon Telegrafi

Zeka: Brukseli nuk na i hoqi vizat vetëm pse jemi myslimanë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kritikuar kolegët e tij në lidhje me mostransparencën e tyre sa i përket temave që janë diskutuar në Bruksel për liberalizimin.

Sipas deputetit  Zeka, vendimi i Bashkimit Europian të cilin e solli Johannes Hahn se për kosovarët s’ka liberalizim vizash deri në 2020, ishte një dënim ndaj popullit të Kosovës për një arsye. ”Brukseli e ka dënuar popullin e Kosovës vetëm për shkak të përkatësisë fetare”.

”Këtë ua kam thënë ambasadorëve… Burokratët europianë derisa të pinë 6-7 gota s’e pranojnë që i urrejnë myslimanët”, tha deputeti Milaim Zeka, njofton Klan Kosova.

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version