Telegrafi

Zeka: Ata që votojnë kundër Demarkacionit, janë kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve

Deputeti i Nismasocialdemokrate, Milaim Zeka ka theksuar se partia e tij ka një qëndrim unanim për votimin e demarkacionit.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Zeka i ka porositur të gjithë deputetët që ta votojnë demarkacionin, për arsye se kështu do të mundësohej lëvizja e lirë e qytetarëve.

“Çdo deputet që do të jetë kundër demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes, dhe nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë arsye për këtë gjë, pos që bëjnë marketing politik”, ka shtuar Zeka.

Ai ju ka bërë thirrje deputetëve të VV-së që kanë sipas tij, rezon dhe vizion kombëtar, që ta kalojmë këtë ngërç dhe këtë ngulfatje, që po i mban qytetarët e Kosovës të izoluar qe tri vite./Telegrafi/