Site icon Telegrafi

Zëdhënësja e KGjK-së tregon se si e morën informatën për kërcënim me bombë

Njëri nga institucionet i cili është kërcënuar me bombë sot,ka qenë ai i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj.

Lexo po ashtu Kërcënimi për mjet shpërthyes u bë përmes telefonit (Foto/Video)

Qorraj ka treguar detaje se si ka ndodhur i gjithë rasti: “Deri sa ishim në mbledhje të KGJK-së, sigurimi na njoftoi se kanë marrë një telefonatë për një kërcënim me bombë. Policia ka ardhur menjëherë dhe ne jemi larguar nga objekti, jemi evakuuar”, ka treguar Qorraj.

Ajo ka thënë se nuk e di saktësisht se çfarë ka thënë kërcënuesi përmes telefonit, ndërkaq sipas raportimeve thuhet se kërcënuesi të ketë thënë se “kena me ju shfaros juve dhe Gjykatën Speciale”.

Lexo po ashtu Policia thotë se bëhet fjalë për mjete të dyshimta shpërthyese në dy objekte në Prishtinë (Video)

Ndryshe, policia ka konfirmuar se kanë marrë informatën për mjete të dyshimta shpërthyese në objekte në rrugën “Luan Haradinaj”

Aktualisht kjo rrugë vazhdon të mbetet e bllokuar, ndërkaq policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version