Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar lidhur me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në mes Kuvendit, ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Qeverisë, i cili ka për qëllim fuqizimin e pavarësimit të bordeve të agjencive të pavarura.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se përderisa Mustafa, Thaçi e Veseli, u japin tendera djemve e vëllezërve nënshkruajnë memorandume kundër korrupsionit.
“Nuk po e kuptoj nëse ambasadori britanez e di këtë hipokrizi, apo thjeshtë po u ndihmon ta tejkalojnë këtë fazë të vështirë skandalesh”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Ndërkohë që u japin djemve e vllezërve tendera, Mustafa, Thaçi e Veseli, nënshkruajnë memorandume kundër korrupsionit.
Ndërkohë që i punësojnë militantët e familjarët, pa konkuruar fare, të njëjtit nënshkruajnë memorandume kundër nepotizmit.
Nuk po e kuptoj nëse ambasadori britanez e di këtë hipokrizi, apo thjeshtë po u ndihmon ta tejkalojnë këtë fazë të vështirë skandalesh?!