Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se Kurti ndryshoi vendbanim për shkak të aspektit të sigurisë

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka folur për ndryshimin e vendbanimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Kryeziu zhvendosjen e Kurtit në vendbanimin e ri e ka lidhur me aspektin e sigurisë.

“Aspekti i sigurisë ka qenë përcaktues për një vendim të tillë [ndryshimin e vendbanimit]”, tha ai në Kanal10.

“Kryeministri i Kosovës ka një protokoll të sigurisë pavarësisht nivelit të sigurisë së tij. Janë çështje që i mbivendosen me ligj pasi ai konsiderohet çështje e rëndësisë së veçantë”, deklaroi Kryeziu, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kurti ndërron vendbanim, nga banesa del në një shtëpi me qira

Kryeziu nuk ka dashur të japë detaje tjera pasi thotë se protokolli nuk lejon zbulimin e lokacionit se ku jeton dhe si jeton kryeministri e vendit./Telegrafi/

Exit mobile version