Telegrafi

Zëdhënësi i Putinit tregon detaje tjera të takimit, tregon se çfarë i tha presidenti rus, Hashim Thaçit

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Kremlini ka bërë të ditur detajet e një takimi të tillë.

Lexo po ashtu Takimi Thaçi-Putin, vjen reagimi i presidentit të Serbisë

Po sipas mediave serbe, Kremlini ka thënë se Putin i ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë një konsensus me Beogradin duke shtuar se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Lexo po ashtu Dilema e analistëve, kush e organizoi takimin Thaçi-Putin? (Video)

“Nuk ishte një takim klasik. Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u fotografuan”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov.

Lexo po ashtu Judah tregon se cili është mesazhi i takimit Thaçi-Putin për Vuçiqin

“Natyrisht, Putin tërhoqi vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të gjendet një konsensus me Serbinë. Kjo është gjëja kryesore. Dhe natyrisht, ai tha se ne do të mbështesim marrëveshjen e arritur nga vetë palët. Nuk mund të jetë ndryshe”, ka shtuar zëdhënësi i presidentit rus.

Mediat serbe gjithashtu citojnë deklaratën e presidentit të Kosovës, se “takimi me Putinin i kishte munguar Kosovës në skenën ndërkombëtare” dhe se kjo është “një arritje e madhe” për diplomacinë kosovare. /Telegrafi/