Telegrafi

Zëdhënësi i Presidentit Meta thirret në prokurori, u tha se e shantazhuan për të fshirë një postim në Facebook

Pak ditë pasi Presidenca i bëri kërkesë Prokurorisë për të verifikuar numrin që sipas saj i ka bërë presion zëdhënësit për media të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushit, ky i fundit është thirrur në prokurori.

Sipas Presidencës, personi që ka telefonuar Tedi Blushin, i ka kërkuar që të fshijë një status në rrjetet sociale të bërë për shkak të detyrës.

Meta sulmoi edhe diplomatët e huaj në Shqipëri duke i bërë përgjegjës për këtë kërcënim.

Lexo po ashtu Ndryshim i Kushtetutës, Presidenca: Meta me popullin hynë në Kuvend

Presidenti Meta u shpreh se zëdhënësi i tij ishte shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Sipas tij shantazhi kishte ardhur vetëm 30 minuta pas statusit të bërë nga Blushi në përgjigje të ambasadës amerikane duke i quajtur ndërkombëtarët grup të strukturuar diplomatik. /TCH/