Kreu i komunikimit te klubi i Napolit, Nicola Lombardo iu ka treguar tifozëve napolitan se sulmuesi i tyre nuk do të largohet.
Gonzalo Higuain nuk ka kërkuar të largohet nga Napoli dhe Juventus nuk kanë bërë ende një kërkesë zyrtare për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas.
E gjithë kjo sipas kreut të komunikimit të Napolit, Nicola Lombardo, i cili mohon bisedimet me Juventusin dhe thotë se Higuain do të mblidhet me skuadrën për përgatitjet para-sezonale.
“Gonzalo kurrë nuk ka thënë se dëshiron të largohet. Juve nuk e kanë kërkuar atë dhe Aurelio De Laurentiis nuk dëshiron ta shesë atë”, deklaroi Lobardo.
“Ne po flasim për thashethemet që janë ushqyer nga shtypi, që shkruajnë histori mbi histori. Por, ai do të jetë këtu në Dimaro kur të fillojë para-sezoni më 25 korrik”, përfundoi zëdhënësi i Napolit. /Telegrafi/