Zëdhënësi i Meta Platforms Inc, Andy Stone tha në një postim në Twitter të martën se një raport mbi dorëheqjen e Shefit Ekzekutiv, Mark Zuckerberg vitin e ardhshëm ishte i rremë.
Faqja e lajmeve The Leak raportoi se Zuckerberg do të jep dorëheqje në vitin 2023, duke cituar një burim të brendshëm të paidentifikuar. Raporti shkurtimisht rriti aksionet e kompanisë deri në 1 për qind, transmeton Telegrafi.
Meta, është kompania mëmë që zotëron rrjetet sociale sikurse Facebook, Instagram dhe WhatsaApp.
CEO i Meta-s, Zuckerberg ka humbur përgjatë vitit 100 miliardë dollarë nga pasuria e tij, derisa kompania bëhet gati për Metaverse. /Telegrafi/