Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i LVV-së thotë se për protesta tjera presin zhvillimet, qytetarët thonë se protestuan pasi “Kurtit nuk ju dha shansi të qeverisë “

Sot në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një test-proteste.

Mijëra qytetarë të vendosur në pika të caktuara brohoriten parulla politike ku me e theksuara ishte “duam zgjedhje”

Milazim Haxha që ishte i pranishëm në këtë tubim tha se ka dalë në shesh për të mbrojtur këtë qeveri e që sipas tij “iu bënë padrejtësi”.

“Arsyeja e daljes në këtë protestë është se po bëhen shumë padrejtësi. Këta politikanë që i patëm në pushtet prej 20 vitesh as 50 ditë nuk i dhanë shansin të punojë Kurtit. U bënë bashkë të gjithë dhe e rrëzuan qeverinë”, deklaroi qytetari për RTV Dukagjinin.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka nuk e përjashtoi mundësinë që tubime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

“Nuk mund të parashikoj nëse do të ketë edhe ndonjë provë tjetër, por e di që kjo provë ishte në përmasa më të mëdha e cila ka ardhur si rezultat pas kërkesave të shumta nga qytetarët për zhvillimet në vend. Por duke pasur parasysh edhe rrethanat e reja të krijuara pas pandemisë ne kemi dashur që të bëjmë një provë-proteste se si do të dukej një demonstrim në këto rrethana të reja”.

Manxhuka ka thënë se lehtësimi i masave të qarkullimit nuk lidhet me protestën por ka qenë i parashikuar më herët.

Megjithatë ai ka thënë se për protesta të mundshme priten të shihen zhvillimet që do të ndodhin ditët në vijim.

“Për protesta shohim zhvillimet që do të procedojnë ditëve në vijim”, tha më tej Manxhuka./Telegrafi/

Exit mobile version