Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i LVV-së: 151 vende pune për më pak se 24 orë, si rezultat i “Superpunës”

Qeveria ka lansuar platformën “Superpuna” përmes së cilës parashihet subvencionimi i pagës në shumë deri në 264 euro, për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve.

Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, si rezultat i kësaj platforme janë hapur 151 vende të reja pune në më pak se 24 orë.

“Për më pak se 24 orë 151 vende pune si rezultat i platformës Superpuna”, ka shkruar Manxhuka.

Platforma “Super Puna” ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve./Telegrafi/

Exit mobile version