Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa deri te Zaev: S’kërkojmë të amnistojmë kriminelë

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Abdulla Demiri, para takimit të dytë me kryetarit të tij Bilall Kasami me Zoran Zaev, e porositi kryeministrit se nuk kërkojnë amnistimin e kriminelëve, por ndryshim të amendamenteve kushtetuese.

“Ne jemi optimist se kërkesat e Lëvizjes Besa do të plotësohen sepse në fund të fundit nuk janë kërkesa për të amnistuar kriminelë, por kërkesa që nëpër shqiptarët e Maqedonisë i kanë kërkuar dhe të njëjtat janë të argumentuara dhe logjike. Për këtë shkak besojmë dhe shpresojmë se do të realizohen”, deklaroi Demiri për Tv21, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se Lëvizja Besa është serioze në kërkesat e saja, ndërsa kryeministri Zaev e din se janë të nevojshme votat e deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

Lëvizja Besa kërkon që përmes amendamentit në paragrafin për shtetësi të hiqet fjala “maqedonase” për shqiptarët ndërsa kërkesa e dytë ka të bëjë për kujdesin e shtetit për mërgatën, qytetarët të evidentohen sipas përkatësisë etnike./Telegrafi/

Exit mobile version