Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i kryeministrit izraelit thotë se palestinezët po inskenojnë lëndimet, publikon video – doli të jenë pamje nga një film libanez

Fotografi dhe video rrëqethëse nga Gaza prej më shumë se një muaj po shpërndahen në rrjetet sociale, si dëshmi e vrasjeve që po ndodhin çdo ditë atje.

Megjithatë, Izraeli ka vendosur këtë ta paraqesë si propagandë duke publikuar një video të rreme, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Ofir Gendelman, në rrjetet sociale ka prezantuar se palestinezët po inskenojnë lëndimeve e civilëve para kamerave, për të mashtruar mediave ndërkombëtare, por këto pretendime janë hedhur poshtë – e madje është zbuluar e vërteta.

Diplomati izraelit ka tentuar që pamjet e skenave të një filmi të shkurtër libanez, t’i paraqesë si dëshmi sesi palestinezët po inskenojnë lëndime gjatë sulmeve izraelite në Gazë që po zgjasin tash e një muaj.

Lexo po ashtu Sekreti më i madh i Hamasit, komandanti rikthehet nga “vdekja” – e inskenoi vdekjen me gjak artificial më 2014 dhe u fsheh në tunele për vite

Gendelman të enjten shpërndau postimin në rrjetin social X të njohur dikur si Twitter, ku thuhej: “Palestinezët po mashtrojnë mediat ndërkombëtare. Mos bini pre e tyre. Binduni edhe vetë si inskenojnë evakuimin dhe lëndimin e civilëve – gjithçka para kamerave”, ka shkruar ai.

Postimi i rrejshëm është akoma në rrjetin social, i pandryshueshëm pavarësisht paralajmërimit për verifikimin e fakteve nga X.

“Videoja është prapavija e shesh-xhirimit të filmit të shkurtër “Realiteti” që në Liban është filmuar nga aktorët libanezë, për të mbështetur banorët e Gazës”, thuhet në postimin e X-it që u shikuar nga mbi 18 milionë persona.

Lexo po ashtu Fuqia e dashurisë së nënës, palestinezja në Gazë tërhoqi zvarrë për 14 kilometra dy fëmijët - duke ikur nga granatat

Në videon e postuar nga Gendelman, një vajzë e vogël është e mbuluar me gjak të rrejshëm si pjesë e një skene ku punonjësit e ndihmës së shpejt vrapojnë për t’i ofruar ndihmë.

Regjisori i filmit Mahmoud Ramzi dhe fëmija i vogël që është aktor në këtë film Rami Jardali, janë deklaruar në Instagram për të hedhur poshtë pretendimet dhe reaguar për përdorimin e pamjeve kinse palestinezët po inskenojnë gjëra.

E Gendelman ka tentuar të mbrojë qëndrimin e tij duke thënë se “llogaritë palestineze e kanë publikuar video si kinse origjinale, kjo edhe është arsyeja pse është publikuar këtu”. /Telegrafi/

Exit mobile version