Sipas zëdhënësit të klubit Josep Vives, Lionel Messi do të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën në të ardhmen e afërt.
E ardhmja e argjentinasit 29-vjeçar ka qenë temë e spekulimeve kohëve të fundit, pasi marrëveshja e tij e tanishme me katalunasit skadon në qershor të vitit 2018.
Messi ka sugjeruar se mund t’i japë fund karrierës së tij në Newells Old Boys, klubi që ai e përkrahu dhe luajti si i ri para se të transferohej në Barcelonë, ku ai ka kaluar shumicën e jetës së tij.
Pavarësisht nga vonesa në pranimin e kushteve të reja, katalanasit kanë mbetur të sigurt për mbajtjen e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, ndërsa nënkryetari Jordi Mestre tha javën e kaluar se “gjithçka duket mirë”.
Edhe zëdhënësi i klubit, Vives, ka përsëritur këtë pretendim dhe beson se situata do të qartësohet shumë shpejt.
“Përtëritja e kontratës është shumë afër dhe ne shpresojmë ta shpallim atë së shpejti, pa presione të mëtejshme”, ka thënë Vives për Sport. /Telegrafi/