Telegrafi

Zebra që japin mashtrim optik, në mënyrë që shoferët të ulin shpejtësinë

Në përpjekje që të bëjnë shoferët të ndalojnë shpejtësinë, në rrugët e Indisë po vizatohen zebra që japin mashtrimin optik, sikurse janë pengesa të ngritura.

Në këtë shtet ku numri i vdekjeve në aksidente trafiku është enorm i madh, është kërkuar që të vizatohen zebra në formatin 3D.

Shoferët që po shohin këto shenja në rrugë, po ndalojnë shpejtësinë nga frika se kanë përpara ndonjë pjesë të ngritur, e jo asfalt të rrafshët.

“Po provojmë vijat 3D, si një ndalesë virtuale për shoferët, në vend të pengesave që po bëjnë më shumë dëme se dobi”, ka thënë Nitin Gadkari, Ministër i Unionit të Transportit Rrugor.

Sipas zyrtarëve në Delhi, vetëm në vitin 2013 nga aksidentet e trafikut kanë vdekur 1,37 milion njerëz, që është më shumë se viktimat e të gjitha luftërave që janë zhvilluar në Indi. /Telegrafi/