Telegrafi

Zebra kreative në një rrugë të Tiranës (Foto)

Në një rrugë të kryeqytetit të Shqipërisë, është vizatuar një zebër në formë të pianos.

Ky vendkalim që është improvizuar sikur tastet e instrumentit muzikor, ka edhe disa vija në skaje me ngjyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë po provohet që të bëhen sinjalizime kreative, që të zgjojnë vëmendjen e shoferëve por edhe të kalimtarëve. /Telegrafi/