Site icon Telegrafi

Zë vendin e Floriana Garos në Tv Klan? Reagon moderatorja Nevina Shtylla

Siç e dini prezantuesja bukuroshe Floriana Garo u largua përfundimisht nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re krah të fejuarit të saj në Zvicër.

Floriana iku në kohën më të mirë të saj, sa i takon jetës profesionale. Ajo po vazhdonte me sukses punën për programin “Jo vetëm modë”, ku mbante edhe pozicionin e autores, një program shumë i mirë në profilin e tij.

Dilema nëse do të vazhdojë apo jo transmetimi në sezonin e ri e kush do ta zëvendësojë Florianën, përfundoi këto ditë. Në portale qarkulloi lajmi se një tjetër vajzë gjithaq e bukur, do të marrë në dorë drejtimin e programit të “Tv Klan”.

Ajo është Nevina Shtylla, imazhi më i ri që i është bashkuar këtij televizioni si prezantuese e spektaklit “Maratona e Këngës”. Me të mbaruar udhëtimi nëpër qytetet me “Maratonën”, zonjusha Shtylla do të nisë punën për “Jo vetëm modë”.

Ajo e ka konfirmuar lajmin për “revistawho.com”, duke na thënë se s’mund ta refuzonte një propozim të tillë. “Po mund ta konfirmoj që emisioni do të vazhdojë e më është besuar mua. Sigurisht që ishte një propozim që s’mund ta refuzoja”, na tha ajo.

Exit mobile version