Telegrafi

Me zë të bukur, ai është artist i lindur – Dren Gashi sjell këngën “49er” me videoklip

Ai është një prej emrave të rinj të skenës që gjithmonë në projektet e tij sjell risi.

Ashtu është edhe projekti “49er” të cilin Dren Gashi e ka sjellë me një përkushtim të madh.

Klipi shfaq skena të bukura që e sheh artistin në skena të bukura teksa interpreton dhe aktron njëkohësisht. Kënga është e punuar nga Dren Gashi në tekst, dhe muzikë nga Gent Gorani, Albert Hyseni dhe Florent Boshnjaku.

Videoklipi është realizuar nga Andi Dautaj (Dope Films). Ndërkaq aktore dhe valltare janë Era Balaj e Viola Sahatçiu.

Dren Gashi më parë ka lansuar projektin “E nxone Hapin” që u pëlqye mjaft shumë nga publiku shqiptar.

Ai dallohet për zërin mjaft të veçantë dhe sensin artistik që e sjell në klipet e tij. /Telegrafi/