Telegrafi

I zë hajnat duke vjedhur, anglezi kthehet me veturë në vendin e ngjarjes dhe ua shkatërron motoçikletën (Video)

Një qytetar në Britani ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur të parandalojë vjedhjen e një motoçiklete të parkuar në lagjen e tij.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet një veturë ngjyrë hiri e tipit Ford Fiesta duke u ndalur para dy personave me helmeta në kokë, që po tentonin të vidhnin një motoçikletë, transmeton Telegrafi.

Por, pasi që njëri prej tyre e kërcënon me thikë, ai kthehet në veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë ai rikthehet pas pak sekondave duke lëvizur me shpejtësi të madhe nga pas, dhe pa u menduar dy herë ua përplas motoçikletën hajnave me të cilën kishin ardhur të vjedhin një motoçikletë tjetër.

Ky veprim i qytetarit bëri që ata të dorëzohen dhe largohen nga vendi i ngjarjes duarthatë. Ai është duartrokitur nga shumë bashkëqytetarë, për trimërinë dhe këmbëngulësin që t’i ndalë ata të kryejnë një vjedhje. /Telegrafi/