NASA e njoftoi botën me pamje të paharrueshme të universit të martën, teksa shpërndau imazhet e para nga observatori më i madh hapësinor i ndërtuar ndonjëherë.
James Webb kapi një pamje të paprecedentë që nga “ylli që po vdes” të mbuluar nga pluhuri dhe një ‘valle kozmike’ midis një grupi galaktikash, së bashku me aludime të avullit të ujit në atmosferën e një ekzoplaneti të largët.
Megjithatë, imazhet e para të teleskopit prej 10 miliardë dollarësh nuk ishin të rajoneve të sapovëzhguara të hapësirës, përcjell Telegrafi.
Në fakt, paraardhësi i tij i famshëm Hubble kishte kapur tashmë disa nga ato.
Por të dy observatorët shikojnë yjet dhe galaktikat në mënyra të ndryshme, me Webb në gjendje të prodhojë imazhe që janë dy deri në tre herë “më të mprehta” se ato të Hubble.
Ai është gjithashtu 100 herë më i fuqishëm dhe mund të shikojë shumë më thellë në hapësirë.
Për të treguar ndryshimin në cilësi, MailOnline ka marrë fotografitë e publikuara nga ekipi i James Webb dje dhe i ka krahasuar me ato të kapura nga Hubble.
Hubble studion universin kryesisht në gjatësi vale ultravjollcë dhe optike, ose të dukshme, që është i njëjti lloj drite që zbulojmë me sytë tanë.
Ndërsa Webb, nga ana tjetër, është krijuar për të parë në mënyrë specifike infra të kuqe, e cila është e padukshme për sytë tanë, por e lejon atë të identifikojë shkëlqimin nga objektet më të largëta në univers. /Telegrafi/