Site icon Telegrafi

Zbuloni arsyen e mos rinovimit të kontratës prej Lionel Messit

Lionel Messi do të rishikojë qëndrimin tek klubi pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Të paktën kështu deklarojnë mediat spanjolle.

Sipas gazetës “Marca”, argjentinasi ka refuzuar ofertën e re që i kanë bërë drejtuesit e klubit për të zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2018 në Barcelonë.

Sipas burimeve një prej arsyeve kryesore të mos rinovimit është edhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme me autoritetet tatimore spanjolle.

Pesë herë fituesi i çmimit “Topi i Artë” thuhet se ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës për rishikimin e kontratës gjatë muajve të pushimeve.

Aktualisht Barcelona është në vendin e dytë të tabelës së La Ligas, ndërkohë që në vendin e parë gjendet Real Madrid.

Exit mobile version