Duka dhe Dukesha e re e Sussex-it thuhet se kanë zgjedhur destinacionin e tyre për muajin e mjaltit.
Flitet se çifti i sapo-martuar do t’i japin vetes disa ditë pushimi në vendet më luksoze dhe të mira të Kandasë.
Me sa duket, ata do të shkojnë në Fairmont Jasper Park Lodge në Alberta të Kanadasë dhe do të qëndrojnë në kabinën prej 6000 metrash katrorë, të quajtur “Kabina e Mbretërorëve”.
Zyrtarët mbretërorë ende nuk kanë konfirmuar nëse pretendimet janë të vërteta, të cilat vijnë pasi Harry dhe Meghan kanë thënë më parë se do të shtyjnë muajin e mjaltit.
Sipas TMZ, Duka i ri dhe Dukesha po shkojnë në vendin që e kanë frekuentuar edhe më parë.
Mbreti George VI dhe Mbretëresha qëndruan atje në vitin 1939, ndërsa Mbretëresha Elizabeta dhe Princi Philip gjithashtu vizituan këtë vend në qershor të vitit 2005.
Emra të tjerë të famshëm që kanë vizituar vendin përfshijnë Anthony Hopkins, John Travolta dhe Bill Gates.
Në vitin 1954, atje ishte edhe Marilyn Monroe së bashku me Robert për të xhiruar filmin “River of No Return”.
Jasper National Park është vendi, i cili krenohet me një seri kabinash elegante dhe luksoze.
Në një mjedis të pacenuar dhe të rrethuar nga pyjet, çdo nuse e kohëve të fundit do të mund t’i zbuste streset e një dasme mbretërore.
Kabina u shkatërrua nga zjarri në vitin 2000, por që nga ajo kohë – me kujdes dhe me përpikëri – është rindërtuar, duke përdorur projektet e duhura të ndërtimit dhe me orenditë e zëvendësuara nga origjinalet e humbur në flakë.
Burimet e TMZ pohojnë se vendi turistik ka urdhëruar veshje speciale dhe sende të tjera për t’u përgatitur për ardhjen e çiftit mbretëror.
Megjithatë, kërkesat ende nuk janë konfirmuar.
Duka i ri dhe Dukesha vendosën të shtyjnë muajin e mjaltit menjëherë pas martesës së tyre.
Ata në vend të kësaj u shfaqën në festimin e 70-të të Patronazhit të Ditës së Princit Charles në kopshtet e Pallatit të Buckinghamit. /Telegrafi/