Site icon Telegrafi

Zbulohet vendbanimi më i vjetër se 14 mijë vjet (Video)

Në British Columbia të Kanadasë, arkeologët kanë zbuluar fshatin e vjetër më të vjetër se 14 mijë vjet, që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër në atë pjesë.

Gjatë gërmimeve janë gjetur artefakte si mjete për ndezjen e zjarrit, grepa për peshkim dhe shtiza të ndryshme, që datojnë nga Epoka e Akullnajave, transmeton Telegrafi.

Vjetërsia është llogaritur në bazë të karbonit të gjetur në shtresat e qymyrit, si dhe mbetjeve të disa gjitarëve të detit.

“Njerëzit që jetonin në ishullin Triquet, bënin ekspedita në ujërat e thella të detit, për të kërkuar këto krijesa”, ka thënë një hulumtuese lidhur me rastin.

Po që se vërtetohet se ky vend është kaq i lashtë, del se është më i vjetër se koha kur janë ndërtuar piramidat në Egjipt. /Telegrafi/

Exit mobile version