Telegrafi

Zbulohet taksi i parë fluturues në botë me katër ulëse, do të filloj punën në vitin 2027

Ajo që është quajtur si taksia e parë fluturuese me katër vende në botë është zbuluar nga një kompani inxhinierike sllovake — dhe mund të jetë në përdorim pas vetëm pesë vitesh.

AM NEXT i AeroMobil, i cili është modeli i dytë i mjetit gjysmë supermakine, gjysmë avion, është planifikuar të nisë në vitin 2027.

Është në gjendje të transformohet ndërmjet mënyrave në më pak se tre minuta.

Firma shpreson se shërbimi i saj ajror do t’u kursejë udhëtarëve kohë ‘të konsiderueshme’ kur udhëtojnë distanca prej 160 deri në 804 kilometra midis qyteteve të mëdha.

Lexo po ashtu Brenda hotelit të ri lundrues në Dubai – ku suitat luksoze shndërrohen në varka

Firma tha se pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë “komoditetin me një vend të vetëm derë më derë, të punojnë, të pushojnë, të luajnë ose thjesht të shijojnë pamjen”.

Nuk janë dhënë ende detaje mbi koston e taksisë fluturuese apo çmimet që do të ngarkohen pasagjerët. /Telegrafi/