Site icon Telegrafi

Zbulohet strategjia e Real Madridit për transferimin e Mbappes

Florentino Perez thuhet se ka bërë një plan për transferimin e Kylian Mbappes në verën e vitit 2021.

Sipas asaj që raporton AS, presidenti i Real Madridit do të përdor strategjinë e njëjtë si në rastin e Eden Hazardit kur e mori nga Chelsea në verën e vitit të kaluar.

Perez priti derisa belgu kishte vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij me The Blues, për t’i bindur këta të fundit që ta lejojnë largimin e tij.

Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2022, e nëse madrilenët tentojnë transferimin e tij, Paris Saint-Germain do të kërkojë 150 milionë euro.

Lexo po ashtu Pas zënkave të përsëritura me trajnerin, Reali nis përgatitjen e ofertës marramendëse për Mbappe

Duke krahasuar formën që po kalon lojtari, kjo shumë pasqyron vlerën e tij reale dhe Reali nuk do ta ketë problem të bëjë ofertën.

Perez është i bindur se mund të transferojë 20-vjeçarin në verën e këtij viti, gjersa PSG nuk do të ketë opsion tjetër veç se ta shesë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version