Jo më kot thonë se diku në botë, secili ka një ‘sozi’ të vetën me të cilën ngjason shumë.
E kur kjo ndodh me personazhet publike, fansat shpesh shprehin interes të shohin se kush janë personat me të cilët ngjasojnë aq shumë më të dashurit e tyre.
Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një djaloshi nga Libani, por që jeton në New York, i cili ka një ngjashmëri të madhe me këngëtarin shqiptar Meda.
Ai quhet Mohamed Safa, dhe në fotografin e fundit që ka hedhur në llogarinë personale në Instagram, ai shfaq portretin e tij në një ambient me dëborë, gjersa ngjashmëria e tij me këngëtarin Meda, duket të jetë e madhe.
Pasi ka publikuar imazhin e tij edhe në Twitter, Safa ka marrë disa komente nga ndjekësit, të cilët e kanë krahasuar me këngëtarin shqiptar.
Më pas, ka qenë ai i cili ka publikuar në InstaStory fotografinë e tij me mbishkrimin “Unë jam një këngëtar shqiptar tani”.
Ndryshe nga ai, Meda nuk është parë të ketë ngjallur ndonjë reagim në rrjetet sociale. /Telegrafi/