Telegrafi

Zbulohet sekreti: Kështu prodhohen veturat Tesla (Video)

Kompania Tesla Motors, për herë të parë ka publikuar një video nga fabrika e saj, në të cilën tregon se si bëhet prodhimi i veturave elektrike.

Fabrika e kompanisë Tesla Motors është një nga më të përparuarat në botë. Ajo gjendet në Fremont, Kaliforni, dhe mbulon një sipërfaqe prej gati gjysmë milionë metra katrorë, transmeton Telegrafi.

Videoja e quajtur “Simfonia e robotëve duke ndërtuar Model X”, zgjat vetëm 15 sekonda dhe në çdo moment shfaqen robotët të cilët më precizitet të plotë montojnë veturat.

Pronari i Tesla Motors, Elon Musk, zakonisht është shumë i fshehtë në lidhje me atë që ndodhë në fabrikat e tij, kështu videon të cilën e ka publikuar në internet është e para, dhe tregon se si prodhohen veturat elektrike, në veçanti modeli i ri i Model X. /Telegrafi/

https://video.xx.fbcdn.net/hvideo-xpa1/v/t43.1792-2/12749126_1576978542627397_1580533164_n.mp4?efg=eyJybHIiOjI1MzgsInJsYSI6MTAyNCwidmVuY29kZV90YWciOiJzdmVfaGQifQ%3D%3D&rl=2538&vabr=1692&oh=a6109d81735d13f6904a891e0b1b79ce&oe=56D0F4CA