Telegrafi

Zbulohet se sa do të mungojë Kieran Tierney

Kieran Tierney mund të mungojë deri në tre muaj për shkak të një lëndimi të kofshës.

Mbrojtësi mori goditjen gjatë përplasjes së Real Sociedad me Athletic Bilbao të shtunën.

Lojtari i  Arsenalit  u largua para kohe vetëm pas 20 minutave në një ndeshje që Sociedad e fitoi me lehtësi 3-0.

Lexo po ashtu Lëndimet e shumta te Arsenali, zbulohen datat e rikthimit në fushë

Tierney ka bërë pesë paraqitje për skuadrën spanjolle, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Ky lëndim i ri do të jetë një goditje e mëtejshme për shpresat e tij për të impresionuar kërkuesit që duan ta shohin atë në aksion.

Kjo padyshim është edhe një goditje për Arsenalin, duke mos i lejuar ata që të shikojnë avancimin e lojtarit të tyre që është në huazim. /Telegrafi/