Kieran Tierney mund të mungojë deri në tre muaj për shkak të një lëndimi të kofshës.
Mbrojtësi mori goditjen gjatë përplasjes së Real Sociedad me Athletic Bilbao të shtunën.
Lojtari i Arsenalit u largua para kohe vetëm pas 20 minutave në një ndeshje që Sociedad e fitoi me lehtësi 3-0.
Tierney ka bërë pesë paraqitje për skuadrën spanjolle, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.
Ky lëndim i ri do të jetë një goditje e mëtejshme për shpresat e tij për të impresionuar kërkuesit që duan ta shohin atë në aksion.
Kjo padyshim është edhe një goditje për Arsenalin, duke mos i lejuar ata që të shikojnë avancimin e lojtarit të tyre që është në huazim. /Telegrafi/