Dasma më e pritur e vitit, ajo e Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, është planifikuar të mbahet më 19 maj në Kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor në Londër.
Është bërë e ditur se e gjithë dasma do të kushtojnë gjysmë milioni funte, shkruan revista Bryds, transmeton Telegrafi.
Në dasmën e Kate dhe Princit Uilliam në rrugët e Londrës kishte 5,000 oficerë policie, kështu që minimumi 5000 pritet të jenë edhe për këtë martesë.
Në ceremoni do të ketë rreth 600 mysafirë, por në kremtimin e mbrëmjes do të jenë rreth 300 njerëz të zgjedhur, sepse të porsamartuarit do të duan një dasmë sa “më intime”.
Portali Braids thotë se dasma do të kushtojë 500,000 funte, ndërsa Megan do të paguajë vetëm fustanin e dasmës, ashtu siç bëri Kate në vitin 2011. /Telegrafi/