Telegrafi

Zbulohet se sa do të fitojë Roma nga huazimi i Belottit te Fiorentina

Roma ka pranuar që Andrea Belotti të kalojë në huazim te Fiorentina deri në fund të këtij sezoni.

Viola nuk do të ketë opsionin e blerjes permantet, ndërsa do të jetë vetëm një huazim i thjeshtë.

Në anën tjetër, Roma do të fitojë 750 mijë euro nga huazimi i Belottit, ndërsa lojtari është nisur për testet mjekësore.

Lexo po ashtu Roma po largon tre futbollistë për të afruar talentin e madh italian 

Fiorentina do ta shpall zyrtarisht marrëveshjen nesër (1 shkurt), në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Belotti deri më tani në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e tij me Romën skadon në qershor të vitit 2025, ndërsa në verë do të përcaktohet fati i tij. /Telegrafi/