Telegrafi

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Tashmë ishin krijuar shumë pikëpyetje se përse ndeshja mes Qipros dhe Kosovës ishte ndërprerë në minutën e 33-të.

Vedat Muriqi i ishte afruar gjyqtarit dhe më pas lojtarët i janë drejtuar bankës së Kosovës në shenjë proteste për ato mesazhe.

Ndeshja u ndërpre për shkak të një mesazhi në tribuna që kishte përmbajtje politike.

“Kosova është Serbi, Qipro është Greqi”, ishte mesazhi.

Ky ishte një provokim i hapur, andaj edhe duhej reagimi ndaj autoritetet për të rikthyer ndeshjen në normalitet.

Kosova e mbylli ndeshjen me fitore 4-0, me Vedat Muriqin që shënoi dy herë, Albion Rrahmani dhe Lumabrdh Dellova. /Telegrafi/