Gjermania mposhti Danimarkën me rezultat 2:0 në Signal Iduna Park në ndeshjen e 1/8 së finales në Euro 2024 për të kaluar në çerekfinale.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Michael Oliver, u detyrua ta ndërpresë takimin në minutën e 35-të për shkak se Dortmundi u godit nga një stuhi.
Ndërprerja e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit zgjati rreth 25 minuta. Por kjo nuk ishte e vetmja ngjarje e pazakontë në takim.
Gjegjësisht, fillimi i pjesës së dytë është vonuar për shkak se një person i panjohur i maskuar me çantë shpine në shpinë është ngjitur në çatinë e stadiumit.
A man was ARRESTED after climbing up to the top of the stadium after Germany vs Denmark…
WOW. 🤯 pic.twitter.com/1O4dJiPQaK
— Mail Sport (@MailSport) June 29, 2024
“Një person është ngjitur në çatinë e stadiumit në orën 22:27. Forcat e policisë morën pjesë për të folur me personin dhe për të siguruar kalimin e sigurt nga çatia”.
“Për ta bërë këtë, helikopteri i policisë ndriçoi çatinë e stadiumit. Për momentin, nuk mund të jap informacion për motivin dhe identitetin e këtij njeriu”, tha zëdhënësi i policisë gjermane Peter Bandermann të dielën në mbrëmje, raporton Kicker.
Një ditë më vonë, mediat gjermane raportuan policinë se bëhej fjalë për një 21-vjeçar nga Osnabrück, një qytet në veri të Dortmundit.
🇩🇪🇩🇰 | After the end of the game between Germany and Denmark, several men from the Spezialeinsatzkommando (German special forces) mobilized at Signal Iduna Park. The reason was a person at the stadium.
The police issued a statement: “The police can now arrest the man. At no time… pic.twitter.com/KZsIHnXhFR
— SportSync (@SportSync_UE) June 29, 2024
Ai është arrestuar, ndërsa policia ka theksuar se “në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për persona të tjerë”.
Fotografët kapën momentin kur kapitenët e Gjermanisë dhe Danimarkës, Ilkay Gündoğan dhe Kasper Schmeichel, shikonin drejt çatisë së stadiumit të Dortmundit me gjyqtarin Oliver dhe ndoqën aksionin e policisë. /Telegrafi/