Kylian Mbappe ka pasur bisedën e tij të parë me trajnerin e ri të PSG-së, Luis Enrique përmes një telefonate.
Sulmuesi i bëri të qartë shefit të ri se ai synon të luajë për PSG sezonin e ardhshëm, sipas asaj që raporton Relevo.
Mbappe tani do të kthehet në stërvitjet e klubit parisien të hënën (sot) përpara turneut të tyre parasezonal.
PSG është ende i zemëruar me francezin për refuzimin e tij për të nënshkruar një kontratë të re duke e mbajtur atë në klub përtej vitit 2024. Hierarkia e klubit i ka dhënë atij një ultimatum për ta bërë këtë deri më 31 korrik.
Nëse Mbappe ende refuzon të zgjasë kontratën e tij deri në atë datë, kampioni i Ligue 1 thuhet se do të bëjë gjithçka që mundet për ta detyruar atë të largohet.
Ndërkohë, Real Madrid ka qëndruar i heshtur për këtë çështje dhe do të lëvizë vetëm kur PSG jep sinjale dhe Mbappe pranon të lëvizë, sipas Josep Pedrerol të El Chiringuito TV. /Telegrafi/