A keni menduar ndonjëherë çfarë do të ndodhë me llogarinë @POTUS në “Twitter”, e cila përdoret nga presidenti Obama?
Pas ditës së zgjedhjeve në SHBA do të konfirmohet presidenti i ri i cili bashkë me familjen do të zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë.
Familja presidenciale në largim tani do të dorëzojë gjithçka që kishte në shfrytëzim gjatë kësaj kohe, përfshirë këtu edhe llogaritë në rrjetet sociale.
Llogaria presidenciale @POTUS do të vazhdojë të përdoret nga presidenti i ardhshëm, ndërsa postimet e bëra nga presidenti i tanishëm do të ruhen dhe do të zhvendosen në një llogari të re @POTUS44. /360grade.al/