Telegrafi

Zbulohet se çfarë kishte fshehur Zidane poshtë tavolinës gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes (Video)

Zinedine Zidane është nga ata trajnerët që i pëlqen të përtyp çamçakëz gjatë ndeshjes.

Tekniku francez i emocionuar nga fitorja e madhe në Camp Nou, u nis drejtë sallës ku mbahet konferenca për shtypë  dhe me t’u futur brenda i ra ndërmend se është duke përtypur çamçakëz dhe nuk është etike të flasësh me gazetarë në atë mënyrë.

Në këtë mënyrë Zidane e ngjiti atë poshtë tavolinës dhe pastaj e hoqi teksa u larguar.

Por, e gjitha kjo u zbulua të nesërmen nga mediat spanjolle, ndërsa më poshtë keni videon. /Telegrafi/