Site icon Telegrafi

Zbulohet sakrifica e tij, 75 vjet më pas – rrëfimi për ushtarin britanik që u hodh para një granate, për të shpëtuar një nënë dhe djalin e saj

Sakrifica përfundimtare e një ushtari britanik që u hodh para një granate për të shpëtuar një nënë dhe djalin e saj është zbuluar 75 vjet më vonë.

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, Albert Willingham dha jetën e tij gjatë betejës së Arnhemit kur një ushtar gjerman shkoi drejt një podrumi të mbushur me 20 civilë holandezë.

Granata po shkonte drejt Bertje Voskuil dhe djalit të saj nëntë vjeç Henri kur Pte Willingham u “hodh” në drejtim të tyre.

Zonja Bertje Voskuil, jetën e së cilës e shpëtoi Willingham

Historia e tij, dhe ajo e heronjve të tjerë të panjohur të Operation Market Garden, tregohet nga Dilip Sarkar në një libër të tij.

Ai foli me familjen e ushtarit dhe djalin tjetër të Bertje, Dr. Robert Voskuil, arkivist në Muzeun Ajror në Oosterbeek, ku vdiq ushtari.

Dr. Voskuil lindi në 1946, dy vjet pasi Pte Willingham shpëtoi familjen e tij dhe thotë se ai “ia ka borxh jetën”.

Albert Willingham i Batalionit të 10-të të Parashutistëve

Z. Sarkar tha: “Alberti kurrë nuk mori mirënjohje, kështu që ky libër është një mjet për të siguruar që historia e tij të mos harrohet”.

Albert Willingham i ri, para luftës

Pte Willingham, nga Drayton, Hants, po shërbente me Batalionin e 10-të, Regjimentin e Parashutave, kur ata u rrëzuan pas linjave të armikut në Holandë me Brigadën e 4-të Parashutistëve më 18 shtator të vitit 1944.

Ata ishin menduar të përforconin një garnizon që kishte kapur skajin verior të Urës Arnhem. Por brigada u gjend nën rrethim në Oosterbeek, tre milje në perëndim, përcjell Telegrafi.

Djali i zonjës Voskuil, Henri gjithashtu u shpëtua

Në ditën kur vdiq Pte Willingham ndihmoi të transportonte dy oficerë të lënduar në bodrum, kur një gjerman hodhi granatën.

Zonja Voskuil rrëfente: “Një ushtar britanik u hodh përpara meje. Kishte dy shpërthime të frikshme. Ai ra përpara, mbi mua: Ai ishte i vdekur. Djali im u godit nga copëza në stomak dhe fytyrë”.

Pte Willingham, vdiq në 21 shtator 1944 në moshën 29 vjeç dhe një përkujtim për të do të mbahet muajin tjetër për të në Oosterbeek, ku u varros trupi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version