Telegrafi

Zbulohet sa banorë do të shkojnë në finalen e Big Brother VIP Kosova 2

Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve që iu drejtuan nga Liberta Spahiu.

Në mesin e tyre nuk munguan edhe disa për reality shou-n më të famshëm të momentit.

Ai u pyet nga një ndjekës se sa banorë pritet që të shkojnë në finalen e madhe.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatori nga Drenica zbuloi se sivjet kanë vendosur që të shkojnë vetëm katër konkurrentë, për dallim nga viti i kaluar që ishin pesë.

Lexo po ashtu “Ruaje gojën, do të marrësh përgjegjësi” - Santiana e nervozuar me Bucin, thotë se e ka sharë

Finalja e madhe ndërkohë do të mbahet ditën e premte (2 shkurt).

Foto: Screenshot/Instagram

Banorët po vazhdojnë të jenë të zhurmshëm e të krijojnë debate të shumta me njëri-tjetrin.

Ata vlen të ceket se janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/