Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve që iu drejtuan nga Liberta Spahiu.
Në mesin e tyre nuk munguan edhe disa për reality shou-n më të famshëm të momentit.
Ai u pyet nga një ndjekës se sa banorë pritet që të shkojnë në finalen e madhe.
Moderatori nga Drenica zbuloi se sivjet kanë vendosur që të shkojnë vetëm katër konkurrentë, për dallim nga viti i kaluar që ishin pesë.
Finalja e madhe ndërkohë do të mbahet ditën e premte (2 shkurt).
Banorët po vazhdojnë të jenë të zhurmshëm e të krijojnë debate të shumta me njëri-tjetrin.
Ata vlen të ceket se janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/