Ish burri i Whitney Houston ka zbuluar një sekret tronditës në lidhje me këngëtaren e famshme.
Bobby Brown tha se Whitney ishte biseksuale dhe se ka qenë në lidhje me Robin Crawford.
Ai beson se një nga faktorët që çuan deri në vdekjen tragjike të këngëtares ishte edhe lidhja me Roninin, transmeton Telegrafi.
“Unë e di të vërtetën. Ne ishim të martuar për 14 vjet dhe ajo mi tha të gjitha”, tha Bobby Brown për “Us Weekly”.
“Unë me të vërtetë mendoj se Whitney do të ishte ende gjallë po që se Robin ta kishte pranuar romancën me këngëtaren”, shtoi Brown, i cili ka promovuar një libër autobiografik. /Telegrafi/