Site icon Telegrafi

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Është zbuluar receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për kurimin e shtetases Alma Arrazi, 39-vjeçares, e cila u vetëvra bashkë me fëmijët duke u hedhur në ujërat e lumit Bunë.

Receta për kurim nga probleme të shëndetit mendor mban datën 3/10/2022.

Shkak për këtë ngjarje të rendë dyshohet të jetë bërë dhuna e vazhdueshme në familje dhe nisja e një lidhjeje jashtëmartesore nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar, shtetasi Erdgys Arrazi.

Pas më shumë se 72 orë kërkimesh, operacioni i kërkimit gjeti trupat e nënës dhe 3 fëmijëve.

Pritet që trupat e viktimave t’i nënshtrohen ekspertizës për të vërtetuar nëse mbi ta ka shenja dhune.

Lexo po ashtu Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Kujtojmë që fillimisht u gjend trupi i vajzës së madhe të familjes Arrazi nga një peshkatar në zonën e Darragjatit, ndërsa një ditë më parë u bë i mundur edhe lokalizimi dhe nxjerrja e trupit të vajzës tjetër.

Kërkimet e polumbarëve të RENEA gjetën këtë të martë trupin e 3 vjeçarit në afërsi të fshatit Zues, disa kilometra larg trupit të së motrës që u gjet një ditë më parë në Dajlan, ndërsa në mesditë kanë nxjerrë nga uji në afërsi të fshatit Oblikë edhe trupin e nënës 39- vjeçare, e cila u hodh në ujërat e lumit Buna mbrëmjen e datës 2 maj. /Euronews.al/

Exit mobile version